Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së

Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së

Silvio Gonzato

TIRANË-Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, i ka dhënë sot një mesazh magjistratëve të që të mbrojnë Reformën në Drejtësi dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës, Gonzato tha se  konsolidimi i reformës në drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë. Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarure dhe se BE është angazhuar dhe me komsionin ad- hoc në kuvend - Komisionin antikorrupsion -  në mënyrë që të gjitha arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen

Reforma në drejtësi ka qenë një proces sfidues por dhe i domosdoshëm. Procesi i vettingut është i paprecedent dhe që bëhet 1 herë, ka treguar jo vetëm nivelin por dhe mënyrat e ndryshme të korrupsionit në sistemin e vjetër dhe ka ndihmuar që ta shfarosë atë. Tashmë institucionet e reja janë krijuar, dhe po shihen rezultate të rëndësishme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe cështje të krimit të organizuar. Ajo që mbetet është konsolidimi i Reformës në Dretjësi dhe mbi të gjitha delegacioni i BE-së po jep të gjithë mbështetjen e institucioneve të pavarura me anën e projekteve të veta. Për këtë arsye ne jemi angazhuar dhe me komsionin ad- hoc në kuvend në mënyrë që të gjitha arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej e të shikojmë jo vetëm aspektin ndëshkues të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe parandaluesen.

Ambasadori i bëri thirrje magjistratëve për integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në punën e tyre pas studimeve.

Magjistratët që dalin nga kjo shkollë janë zemra që rreh dhe bazamenti kryesor I sistemit të drejtësisë, sepse ata do të sigurojnë që fryma e atyre ligjeve që u miratuan për anëtarësimin në BE që është më pranë se kurë të bëhet realitet për qytetarët shqiptarë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes integritetit dhe profesionalimit, dhe pavarësisë të cdo magjistrati që ka dalë nga këto salla"  

Është e rëndësishme që të mos mbetet pas fryma e reformës në drejtësi, duke marrë parasysh edhe elementë që mund të përmirësojnë zbatimin e saj. Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin e saj, ndërkohë që rriten rezultatet e saj, siç presin qytetarët. Pra të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojmë në fort. Ne do të na keni gjithmonë në krah.”, atha Ambasadori. 

Projekti i parë i mbështetur nga BE është që Shkolla e Magjistraturës të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda. E ambasadori përgëzoi vajzat magjistrate.

“Kur erdha në ceremoninë e diplomimit më bëri përshtypje dhe mu bë qejfi që dominonin vajzat. Femrat janë kyçi i arritjes së ndryshimeve për të cilat ka nevojë vendi.”-përfundoi Gonzato.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!