AKP: Marrëveshja për Trepçën
është e paligjshme

AKP: Marrëveshja për Trepçën<br />është e paligjshme
PRISHTINË - Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mohuar çdo marrëveshje në lidhje me menaxhimin e minierave të Trepçës në Veri.

Mrika Tahiri, drejtoreshë në AKP, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë kompani amerikane dhe asnjë kompani tjetër të huaj, e as të brendshme, për menaxhimin e Trepçës. Gjithashtu ajo thotë se çdo marrëveshje për këtë ndërmarrje kosovare jashtë AKP-së dhe qeverisë së Kosovës është e jashtëligjshme dhe jofunksionale.

“Nuk ka asnjë marrëveshje nga ana jonë për menaxhimin e Trepçës dhe çdo marrëveshje tjetër jashtë institucioneve tona është jo e ligjshme dhe jo funksionale”, tha Tahiri për “Express”. Një ditë më parë, një kompani amerikane ka nënshkruar me Serbinë për menaxhimin e Trepçës në veri të Mitrovicës.

Ndërkohë, konsorciumi “Neë Generation Power” nga Ilinois ka nënshkruar dje një kontratë me Ministrinë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin Trepça, në Veri të Mitrovicës.

Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Baçeviç ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për Veriun mes Prishtinës dhe Beogradit. Të gjitha këto, u mohuan sot nga drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm