TIRANE- Java e fundit e nëntorit dhe gjithë muaji dhjetor do të jetë periudha kur të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit do i nënshtrohen provimeve. Njoftimi zyrtar është bërë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve e cila ka përcaktuar tashmë të gjitha kategoritë dhe kriteret që duhet të ketë çdo aplikant për të hyrë në provim në bazë të listave të shpallura pak kohë më parë.
“Kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit njoftohen se testimi për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2014’ thuhet në njoftimin zyrtar të AKP-së, ndërkohë që provimi do të zhvillohet në ambientet e po këtij institucioni.
Sa i përket dokumentacionit që duhet të paraqesin kandidatët ditën e provimit është letërnjoftimi, kopje e kartës së identitetit ose pasaportës, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit sipas herës së pjesëmarrjes në provim. Dhe në raste të ndryshimit të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Nga ana tjetër AKP ka përcaktuar edhe një sërë rregullash të cilat duhet të ndiqen nga kandidatët në momentin e testimit. Për të gjihtë aplikantët ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi.
Po kështu, ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit si dhe komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. në momentin para hyrjes në provim të gjithë kandidatët duhet të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP në adresën www.akp.gov.al. Të gjithë ata kandidatë të cilët nuk do të kualifikohen kalues në këto provime, ata duhet të nisin edhe një herë procedurën e testimit, por pas çdo pjesëmarrje fatura rritet me 2500 lekë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com