Akreditimi, kryeministri paralajmëroi për mbyllje të universiteteve

Vetëm dy ditë më parë, gjatë prezantimit të raportit për Arsimin e Lartë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se një pjesë e universiteteve të cilat nuk do të akreditohen, ato do të pushojnë se funksionuari. Sipas kreut të qeverisë tashmë nuk do të ketë më universitete që shesin diploma dhe që studentin e shohin si klient, por studentët duhet të meritojnë dhe të studiojnë për degët e tyre të preferuara.

Ndërkohë që theksoi se matura e këtij viti tregoi edhe nivelin në të cilin nxënësit shkojnë në universitet dhe më pas nuk preferojnë të studiojnë, por që prindërit e tyre të blejnë diplomën dhe ata të qëndrojnë kafeneve. Sa i përket akreditimit kryeministri ishte i prerë, ku sipas tij si privati dhe shtetërori duhet të akreditohen mbi të njëjtat parime.

“Njësoj për të gjithë. Jo akreditim për privatin dhe pranim pa kushte të shtetërorit, por akreditim njësoj për të gjithë. Në qoftë se një fakultet apo një universitet i shtetit nuk plotëson kushtet, nuk duhet të jetë, duhet të mbyllë derën dhe përgatitet që kur të hapë derën, të jetë gati”, nënvizoi kryeministri gjatë fjalës së tij.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç