CERRIK - Ndërkohë që investimi në rrugën Banjë-Gramsh nisi, problemi më i madh i banorëve të të gjithë zonës është edhe rruga Banjë-Cërrik ku gropat dhe asfalti i vjetëruar shkatërrojnë automjetet dhe e bëjnë të vështirë udhëtimin në këtë aks rrugor. 

Ky segment është pjesë e një projekti të plotë që përfundon në Papërr, por se kur do të fillojë askush nuk di të japë një përgjigje. 

Komuna Gostimë ka mbi 10 mijë banorë dhe me reformën territoriale i bashkohet bashkisë së Cërrikut. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)