Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi deklaroi se 41 protestues janë shoqëruar nga policia, mes tyre të mitur.
Bardhi hodhi poshtë akuzat se të miturit po përdoren në protestat e dhunshme të PD dhe shtoi se ata nuk kanë kryer shkelje.
"I shoqëruar është edhe një invalid i kategorisë së tretë. Asnjë shoqërim apo arrestim i bërë nga policia nuk është legjitimuar nga gjykata. Sa i takon reagimit skandaloz të Edi Ramës, një njeri i kapur në hajdutëri nuk mund të quhet kryeministër, do kuptoni që ka mllef, urrejtje, që i drejtojnë gishtin si hajduti më i madh në Republikën e Shqipërisë. Është në hall, e ka shkaktuar vetë duke gllabëruar pasuritë e shqiptarëve. 41 në të gjitha komisariatet e Tiranës. Ka një numër të konsiderueshëm të miturish që janë arrestuar, në një pjesë të komisariateve janë liruar. Asnjë prej të miturve të shoqëruar, nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit, kanë qenë të shoqëruar në protestë nga prindër, shokë dhe duke u kthyer në banesë, janë rrëmbyer nga police pa uniformë. Çfarë mund të presësh nga një regjim, që ka legjitimuar vjedhjen", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PD 2 orë dhunë, molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursehet as xhamia! Berisha i quan të vetët ‘kryengritës të armatosur’! 41 të shoqëruar









