Superstrada Fushe Kruje-Vore është bërë mjaft problematike për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. Amortizimi i këtij aksi është bërë burim aksidentesh dhe banorët përgjatë rrugës janë shumë të rrezikuar prej saj.
Drejtuesit e automjeteve janë çdo ditë në rrezik teksa udhëtojnë në këtë autostradë të amortizuar. Ata shprehen se po shkatërrojnë automjetet dhe po vënë jetën e tyre çdo ditë në rrezik teksa kalojnë në këtë aks rrugorë.
Kjo është një nga rrugët me një fluks shumë të madh të qarkullimit të automjeteve.
Rrethrrotullimi i Vorës dhe mbikalimi i saj është pjesa më e dëmtuar e këtij aksi, në të cilin gropat e krijuara janë shumë të mëdha dhe shumë shpesh janë bërë burim aksidenti.
Ky segment lidh të gjithë veriun e Shqipërisë dhe Kosovës, me aeroportin e Rinasit, Durrësin e gjithë jugun e vendit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO