LEZHE- Rruga nacionale Rrëshen-Fushë Arrëz ka degraduar totalisht, pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, që shmangu lëvizjen drejt veriut të vendit. Ky aks, ka pësuar shembje të mëdha në segmentin Shpal-Gjegjan.
Mijëra banorë të komunave të Pukës dhe bashkisë Fushë-Arrëz kalojnë çdo ditë në këtë aks të amortizuar, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Autoriteti i Rrugëve për zonën e veriut nuk ka kryer asnjë investim në këtë aks, prej vitesh, ndonëse ky shqetësim është ngritur disa herë nga komuna Gjegjan.
Aksi nacional Mirditë-Fushë Arrëz ju shërben të paktën 20 fshatrave për t'u lidhur me zonat urbane.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com