Aksident fatal me varkë, ndërron jetë në moshën 25-vjeçare ish-futbollisti i Tottenham

Aksident fatal me varkë, ndërron jetë në moshën 25-vjeçare ish-futbollisti i Tottenham

Anton Walkes

Charlotte FC në SHBA ka njoftuar se mbrojtësi anglez Anton Walkes ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. Walkes ishte pa ndjenja në ujë pas një përplasjeje të dy varkave pranë "Stadiumit Detar" në Miami.

I dalë nga moshat e Tottenham, anglezi prej 2020 vendosi të zhvillojë karrierën  në SHBA, duke kaluar më parë të Atlanta dhe më pas te Charlotte. Klubi i tij aktual shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mbrojtësit 25-vjeçar. Walkes ishte baba edhe i një vajze të vogël.

"Të gjithë jemi të shkatërruar nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte një djalë, baba, partner dhe shok ekipi i jashtëzakonshëm, qasja e gëzuar e të cilit ndaj jetës preku të gjithë ata që takoi. Antoni i bëri njerëzit përreth tij njerëz më të mirë në të gjitha fushat e jetës dhe përfaqësoi Charlotte FC me standardet më të larta si brenda dhe jashtë fushës. Ai do t'i mungojë shumë njerëzve dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Antonit gjatë kësaj kohe të rëndë. Klubi ofron mbështetjen e tij të plotë për të gjithë ata që janë prekur gjatë kësaj periudhe”, njofton klubi i Charlotte.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës