Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor “Thumanë-Kashar”, gjatë mesnatës së sotme.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 48-vjeçar, shoferi i makinës me të ciilin u përplas i riu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente












