KORÇË - Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", mesnatën e kaluar, (19 shkurt), ndërsa policia ka arrestuar sot autorin.
Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, e ka përplasur viktimën, e cila nuk është identifikuar ende, pranë fshatit Symiz të Maliqit.
'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin "Korçë - Pogradec", bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën', njoftoi sot policia.
![]()
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.
Komente

