Berat- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat – Dimal, pranë fshatit Moravë. Një makinë tip Mercedez Benz ka dalë nga rruga dhe pasi ka përfunduar në kanal ka shpërthyer në flakë.
Katër persona që kanë qenë në makinë janë arritur të nxirren jashtë pa lëndime të rënda. Kanë qenë banorët që kanë ndihmuar për të nxjerrë personat nga makina dhe për ti transportuar më pas në spital, mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Mimoza Sinanaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.00, ku drejtuesi E.F., 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në kanalin kullues. Ndërsa në makinë ishin edhe 4 pasagjerët G.S., 22 vjeç, R.D, 22 vjeçe dhe K.D., 19 vjeçe.
Në vendngjarja kanë shkuar forcat e shumta të policisë dhe zjarrfikësit që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjetit që ishte me gaz.