KORÇË- Një person ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion në aksin Korçë - Drenovë. Viktima është Valter Kamenica rreth 60 vjeç dhe po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur me kamionin. Kamenica ishte prej vitesh çiklist si pjesë e klubit të Skënderbeut. Ai ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit për shkak të plagëve të marra në kokë. Ai është dërguar në spital me urgjencë por ka qenë e pamundur të mbahej në jetë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur 1 km larg unazës veriore të qytetit të Korçës. Sipas policisë 60-vjeçari është përplasur me kamionin me pronar shoferin D.Ç, banues ne Fier. Kamioni ka qenë i parkuar buzë rrugës, ndërsa viktima nuk ka qenë tek korsia e dedikuar e biçikletës. Shkaku kryesor për përplasjen mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e çiklistit të Skënderbeut.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj ndërsa kamioni është ndalur buzë rrugës menjëherë pas aksidentit.
Biçikleta e godet nga mbrapa kamionin e parkuar, humb jetën çiklisti i Skënderbeut në aksin Korçë-Drenovë (VIDEO)
Komento