Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional MaqellarëPeshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se katër të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.