Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërkohë Policia, Ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, transportimin e tyre në spital dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.