Gjatë paradites së kësaj të hënë, pas aksidentit të shënuar në tunelin Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë 2 automjete, trafiku vijon të jetë ende problematik dhe pritet të zgjidhet në orët në vazhdim.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet qartë se në brendësi të tunelit, makinat po kalojnë ende nga një korsi, pasi në atë ku ndodhi aksidenti po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të lënduar nga përplasja e dy makinave, tip "Ford ", me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç dhe "Audi",  me drejtues O.Sh., 30 vjeç, kanë mbetur 5 persona.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

1630328133_MAKINA1.jpg