Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit në provincën e Frosinone të Italisë. Një 32-vjeçar shqiptar, Endri Sejdi, banues në Alatri humbi jetën ndërsa tre persona, bashkëatdhetarë te tij janë plagosur rëndë si pasojë e përmbysjes së një Ford Focus.
Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 në via Morolense pranë Supino.
Për arsye që ende të paqarta dhe që po hetohen nga policia e Anagnit, makina ka dalë nga rruga, duke u rrokullisur disa herë para se të përfundonte duke u përplasur në një mur.
Tre bashkatdhetarët e rinj të viktimës u shpëtuan dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Frosinones.
Lajmi ne perditesim...