Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital

ERSEKË - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, teksa dy automjete janë përplasur me njëra tjetërn. Një prej drejtuesve të automjetit dhe dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe po marrin mjekim në spital, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'Në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në hyrje të  qytetit automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtuese  shtetasen E. S.

Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip "Benz" shtetasja E. S., dhe  dy  pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe  ndodhen jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.'

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër

Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër