Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë

Liqeni i Badocit

Prishtine- Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Vetura me të cilin po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badocit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi se ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:00.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, - tha Policia e Kosovës.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi tha se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njërin që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur. Pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, shtoi Gashi,citon klankosova.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së

Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së