Aksident i rëndë në Kroaci, makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar! Në koma gruaja dhe fëmija! Vdes shoferi kroat

Aksident i rëndë në Kroaci, makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar! Në koma gruaja dhe fëmija! Vdes shoferi kroat

Aksidenti ne Kroaci

Një aksident i rëndë u shënua dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Një shtetas shqiptar nga Kosova  i cili po drejtonte një makinë me targa sllovene ka hyrë në korsinë e gabuar duke përplasur një makinë me targa kroate.

1 i vdekur e 6 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë. 5 prej të plagosurve janë në gjëndje të rënd, ndërsa vetëm njëri është i plagosur lehtë.

'Aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me makinën e tij personale me targa sllovene. Ai ka qenë duke lëvizur nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një mjeti pasagjerësh me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas kroat 45 vjeç, raporton media kroate “Index”

Në makinën kroate humbi jetën shoferi 45 vjeçar ndërsa ndërsa pasagjerët e këtij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në gjëndje të rëndëd në koma. Një 18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta. 

Menjëherë pas daljes nga spitali të shoferit 40-vjeçar, policia e Dubrovnikut do të nisë hetimin penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit rrugor.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës