Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një furgon mallrash tip 'Benz', ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka ndërruar jetë pasagjeri 20-vjeçar, Antonio Mateli.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil/ Informacion paraprak-Rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.