VIDEO/ Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas dy vëllezërit në mes të rrugës, ndërron jetë një prej tyre! Plagoset edhe tjetri (EMRI)

MALIQ- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Maliq të Korçës pranë fshatit Drithas.

Një 29-vjeçar ka aksidentuar për vdekje dy këmbësore vëllezër të cilët ishin me biçikletë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Roland Shahinajt 58 vjeç, e ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Pas përplasjes fatale, shoferi 29-vjeçar i identifikuar si Gerald Terolli është larguar nga vendngjarja, mirëpo arratia e tij i ka zgjatur disa orë, pasi më pas është arrestuar nga uniformat blu. 

"Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar mbi rrethanat e shkaqet e aksidentit.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Aksionet e KF Tiranës dalin në ankand, shkak borxhet! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar

Aksionet e KF Tiranës dalin në ankand, shkak borxhet! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar