Tragjike/ Ëndërronin për një jetë më të mirë, kamioni me 111 emigrantë përmbyset në rrugë në Meksikë, humbin jetën 53 prej tyre (VIDEO+FOTO)

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Meksikë, pasi kamioni me të cilin po transportoheshin u përplas në jug të Meksikës. Ata ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u futën në rimorkio të kamionit kur ai bëri një ndalesë në shtetin e Chiapas.

Pamjet nga vendngjarja janë të rëndë, ndërsa viktimat janë shpërndarë në rrugë pranë kamionit të përmbysur.

Mes viktimave ka edhe gra e fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar, por sipas mediave të huaja, shumica e njerëzve në bord ishin nga Hondurasi dhe Guatemala.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte kamioni, ndërsa goditi një urë këmbësorësh

Chiapas, është një pikë kryesore tranziti për emigrantët pa dokumente. Qindra mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe dhuna në Amerikën Qendrore përpiqen të kalojnë përmes Meksikës çdo vit në një përpjekje për të arritur në SHBA. Shumë prej tyre paguajnë kontrabandistët, të cilët i transportojnë ilegalisht me kamionë. Kufiri SHBA-Meksikë është kalimi më vdekjeprurës në botë sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Vetëm këtë vit, të paktën 650 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të kaluar kufirin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave