Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Laknas, në kryeqytet.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se automjeti me drejtues një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 48-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari që drejtonte motomjetin ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente









