Sot në GJKKO do të mbahet seanca e parë në themel e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje. Seanca zhvillohet në 11:30.
Më shumë se 2 muaj e gjysmë, para se çështja të ndahej, GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt, por kryebashkiaku nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.
GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi që ndodhet në qeli në këtë proces.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











