Aksident i rëndë për futbollistin belg, makina 'fluturon' në qendrën stërvitore (VIDEO)

Sofian Kiyine, futbollisti 25-vjeçar i OH Leuven në Belgjikë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së enjtes. Futbollisti përplasi makinën e tij me një sallë sportive në Flemalle, pranë Liege. Kiyine u dërgua në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik, bën me dije klubi.

Aksidenti ndodhi në një rrugë lidhëse nga Flemalle me Liege. Shpejtësia maksimale në këtë rrugë është 90 kilometra në orë, teksa është e paqartë se sa shpejt po ngiste Kiyine në kohën e ngjarjes.

Futbollisti humbi kontrollin e makinës dhe 'fluturoi' sipër një rrethimi në një sallë sportive ngjitur. Në momentin e aksidentit raportohet se në sallë kishte fëmijë, por ata sapo kishin shkuar në dhomat e zhveshjes. Salla sportive “Louis Melin” është shtëpia e klubeve të futbollit, basketbollit dhe gjimnastikës.

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë