7 viktima brenda 2 ditëve! Tjetër aksident i rëndë në Dibër, makina me dy të rinjtë del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë pasagjeri 20 vjeçar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Melan në Dibër ku makina ka përfunduar në përrua. Për pasojë nga aksidenti i rëndë, ka ndërruar jetë, pasagjeri 20 vjeçari i identifikuar si Armend Spahiu.

Mësohet se drejtuesi 18 vjeçar, R.K, ka humbur kontrollin e automjetit që ka përfunduar në përrua. I riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se që prej aksidentit tragjik të ndodhur në afërsi të TEG, ku humbën jetën tre të rinj, 20 vjeçari që humbi jetën sot, është viktima e shtatë si pasojë e aksidenteve rrugore në vend brenda dy ditëve të fundit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 12/03/2023 02:24

    Nuk dolen te lehin kritiket e gjithçkaje, ndoshta sepse nuk ishte luksoze makina.

    Përgjigju
  • doni: 11/03/2023 19:29

    ky shtet po na cmend 20 vjecaret....

    Përgjigju
  • Populli: 11/03/2023 18:17

    Albanistan hesapi. As dronet, as gjobat, as radaret nuk ndryshojne gje nqs ne nje vend mungon edukata minimale.

    Përgjigju
    • turi: 12/03/2023 02:35

      O POPULLI po çfaj ka albanistani siç e quani ju,,,problemi nuk eshte albanistani por HUMANISTANI. Mungon edukimi per drejtimin e automjeteve, por kjo nuk ndodh vetem ne ALBANISTAN siç e quani ju, por pothuajse ne te gjithe boten.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit