Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake të Report Tv, mjetet kanë goditur nga pas njëra- tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.