Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të Kamberasit. Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë, 35 dhe 38 vjeç, janë plagosur rëndë nga përplasja e tre makinave.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Njëri prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në rajon.
"Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.
Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital", njofton Polocia.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështira dhe shpejtësia e lartë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e rrethanave të ngjarjes.











Komente
Komento