LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shëngjinit në Lezhë.

Nuk dihen ende identiteti dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve, teksa mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.