LEZHË- Një makinë e eskortës së Sali Berishës është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Milot -Mamurras, teksa ktheheshin nga 'Foltorja'.

Report Tv sjell detaje nga aksidenti ku mësohet se një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina ku udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavarësisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmangë aksidentin.  Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka deklaruar se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje", ka treuar ai.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 persona, banues në Kosovë

"Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
U përfshi në aksident pasi po ktheheshin nga 'Foltorja' në Kurbin, vjen reagimi i truprojës së Berishës

1637959090_Screenshot2.jpg

Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka dhënë detaje lidhur me aksidentit e ndodhur në aktin Milot-Mamurras. Ai  është shprehur se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Fale aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të forte për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostrade në korsin  e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mire shëndetësore, përfshirë doktor Berisha. Ervis Tusha", shkruan ai. 

Ora 21:37
Del VIDEO/ Ja makina e eskortës së Sali Berishës që u përfshi në aksident, dëme të mëdha në pjesën e përparme

Makina e eskortës së Sali Berishës është përfshirë në aksident, teksa Report Tv ka siguruar foto nga makina e dëmtuar. Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të mjetit.