LEZHE- Po udhëtonin me shpejtësi të madhe në drejtim të Shkodrës, por në afërsi të kryqëzimit të Blinishtit, Lezhë- Shkodër mjeti tip Renault targa AA 381 Dx ku udhëtonin 3 të rinj ka dalë nga rruga duke përfunduar 50 metra jashtë saj.

Nga humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit makina ka bërë disa herë rrokullisje. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën njëri prej pasagjerëve, ndërsa kanë marrë plagë të rënda Parid Shiroka 25 vjeç dhe Indrit Haliti 23 vjeç nga qyteti i Shkodrës.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
aksident lezhe

(Foto:Makina e aksidentuar sot në kryqëzimin e Blinishtit)

(sg/shqiptarja.com)