TIRANE- Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Aramenas, duke shkaktuar 4 të plagosur.

Dy prej tyre janë shtruar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjëndje të rëndë. I plagosuri Ardian Cani, 44 vjeç nga fshati Tapiza, dhe drejtuesi i automjetit Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza udhëtonin me mjetin tip Benz.

Ndërsa nuk dihen emrat e personave që udhëtonin në makinën tjetër të tipit Audi

Policia ka hetuar shkaqet e aksidentit. Pista paraprake dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i Masllan Demirit, i cili drejtonte mjetin Benz.

automjetet e aksidentuara,fushe kruje
(Në foto: Automjetet e aksidentuara sot në autostradën Fushë Krujë-Tiranë,  Foto të tjera)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)