Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërkohë që një tjetër person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi një kamion ka rënë në humnerë. Në kamion udhëtonin veç drejtuesit të mjetit, edhe një mësuese dhe një infermiere.

Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë humbur jetën, ndërkohë që infermierja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.