Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zogut të Zi në rrugën Egnatia. Dy 20 vjeçarë teksa po udhëtonin me motorin e tyre, nga shpejtësia e madhe ky i fundit u ka dalë jashte kontrollit ku si pasojë është futur në një dyqan fruta perimesh.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka qenë ora 12 e kësaj të diele ku dy 20 vjeçarët janë aksidentuar dhe për pasojë të plagëve të marra i janë drejtuar spitalit ushtarak të Tiranës, ku njëri prej tyre i është nënshtruar një operacioni.
Po ashtu sipas banorëve të cilët kanë qenë prezent në mometin e aksidentit, pohojnë se në dyqanin e fruta perimeve kanë qenë edhe pronaret e dyqanit, 2 gra, ku njëra si pasojë e tronditjes kur ka parë motorin brenda dyqanit është detyruar të largohet për të marrë dhe mjekimin e nevojshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu të cilat po hetojnë për shkaqet e ketij aksidenti.

(Në foto, motori i cili ka përfunduar brenda dyqanit të fruta perimeve)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com