Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras-Milot.

Një automjet përplasi për vdekje këmbësorin, duke i shkaktuar vdekjen në vendngjarje. Viktima është Vladimir Leka 43 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, Ervis Kalthi, po pyetet nga uniformat blu për të sqaruar rrethanat. 

Policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.