TROPOJË- Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S.,  është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset! Ky është pasagjeri 20-vjeçar që humbi jetën në Tropojë (FOTO)

1715526786_erimsjangjocaj.jpg

Erimsjan Gjocaj

Ky është 20-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Tropojë, pasi drejtuesi i mjetit mnë të cili ishte pasagjer, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Sipas mediave aqi quhet Erimsjan Gjocaj, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S. është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit.