Humbi kontrollin e mjetit, plagoset një nënë me dy fëmijë të mitur në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë ku për pasojë kanë mbetur tre persona të plagosur. Burime bëjnë me dije se një automjet fillimisht humbi kontrollin, ndërsa më pas u përplas me dy automjete të tjera.

Raportohet se të plagosurit janë një grua me dy fëmijët e mitur të saj, pasi ndodheshin në makinën e përmbysur, e cila humbi kontrollin. Më pas nga inercia u përplas me dy automjete të tjera.

Drejtuesja e automjetit dhe dy fëmijet që udhëtonin me të u dërguan për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat  paraprake të policisë bëhet e ditur se pakujdesia e drejtueses së mjetit është bërë shkak për aksidentin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS