Një  aksident me pasojë  tre të  plagosur dhe një  të  arrestuar ka ndodhur mesditën e së  premtes në aksin rrugor Peqin- Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në  afërsi të fshatit Pajovë , ku drejtuesi i automjetit tip “Citroen” ka humbur kontrollin dhe është  përplasur me automjetin tip “Honday” të  drejtuar nga 53 vjeçari i identifikuar si H.Ç, banues në  fshatin Hotolisht Librazhd.

Si pasojë  e këtij aksidenti janë  plagosur personat e identifikuar si S.Ç 85 vjeç dhe E.Ç 21 vjeç banuese ne fshatin Hotolisht Librazhd si dhe 51 vjeçarja S.Gj banuese ne Belsh.

Autoritetet kanë  arrestuar drejtuesin e automjetit “Citroen”50 vjeçarin Shkëlqim Gjolena, ndërkohë  që  të  plagosurat janë  dërguar në  Spitalin Kirurgjik të  Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)