Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Krujë-Fushkrujë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pranë vendit të quajtur Zidoll.
Një trailer me targa BR 8054 A i cili po udhëtonte në drejtim të Krastës së Krujës për tu ngarkuar me inerte, ka dale nga rruga duke rënë nga një lartësi rreth 70-80 metra.
Për pasojë është plagosur rënde drejtuesi i trailerit Alban Saliaj 26 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.
Policia rrugore e Krujës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për aksidentin.
Policia thotë se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i trailerit ka qenë i përgjumur.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com