LAÇ- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua në autostradën Fushë Krujë-Laç.

 Ngjarja ndodhi rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Gjorëm, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtarë.

Sipas policisë, viktima Lulzim Bici 37 vjeç po ecte në anë të rrugës teksa ishte nisur për në punë, por është përplasur nga një automjet duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. 

Automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, pa i dhënë asnjë ndihmë mjekësore 37 vjeçarit të aksidentuar. 

Megjithatë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)