TIRANE - Tre persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidentui të ndodhur në rrugën Fushë-Krujë Vorë, në afërsi të urës së Gjoles. 

Dy automjete, njëri tip fiat me targa AA204GL dhe një veturë lanca me targa AA199JZ janë përplasur dhe kanë lënë të plagosur tre persona.

Dy nga të plagosurit janë Tomorr Halili dhe Maliq Strafuka, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk dihet ende.

Ndërkohë të tre të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)