Një aksident i cili mund të rezultonte tragjik për katër të rinj ka ndodhur ditën e sotme në Himarë.

Në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, Elson S., 28 vjeç, i cili teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Shkak për aksidentin sipas policisë është shpejtësia shumë e lartë me të cilën ka qenë duke ecur drejtuesi i automjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit si edhe tre pasagjerët, A.Xh, 26 vjeç, S.K, 22 vjeç dhe I.M, 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet janë referuar në Prokurori ndaj shtetasit Elson.S., për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''. 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com