ITALI - Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Bolonja, ku i vdekur ka mbetur një shqiptar ndërsa është plagosur familja e tij.

Mediat italiane bëjnë të ditur se familja shqiptare banuese në Jesolo të Venecias ishte duke udhëtuar rreth orës 04:40 të mëngjesit të sotëm me një makinë tip “Opel Astra” kur ka ndodhur dhe aksidenti.

Si pasojë e daljes së makinës nga rruga ka vdekur shtetasi, Petro Hasanaj 42 vjeç dhe është plagosur bashkëshortja 32-vjeçare dhe dy fëmijët djali 13 vjeç dhe vajza 10 vjeç. Mësohet se djali 13-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë.

Për arsye që ende nuk dihen drejtuesi i mjetit, 42-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Policia italiane bëri me dije se familja shqiptare ishte duke u kthyer në provincën e Jesolos, pas një udhëtimi që kishin bërë në Bolonja.

Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)