Një aksident ka ndodhur në qytetin, ku si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një 67- vjeçare, e cila është dërguar në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës bëjnë me dije se është arrestuar shoferi i mjetit që ka përplasur 67- vjeçare N.T, Anxhelo Brisku, 31 vjeç, banues në Dishnicë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë ndalimin e shtetasit :
Anxhelo Brisku, 31 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11.08.2017, ky shtetas në lagjen nr 10, duke drejtuar mjetin tip “Benz ”, me targa AA 655 IO, ka aksidentuar shtetasen N.T, 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com