Aksident në Lezhë – Laç, përplasen disa automjete s'ka viktima

2 përsona janë plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjetëve në supërtradwn Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit në afërsi të Fushë-Milotit, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Automjeti tip "BENZ" që lëvizte nga Miloti në drejtim të Lezhës është përplasur me mjetin tip Benz me targë LE 6000 A, dhe më pas në aksident është përplasur edhe një automjet tip B.M.W X6 me targë  AA 990 ML.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i benzit Nikoll Pllumbi nga fshati Ishull Lezhë i cili po merr mjekim në spitalin e Laçit si dhe pasagjerja që udhëtonte me të shtetasja me iniciale V.M 30-vjeçe nga Lezha, e cila po merr mjekim në spialin e Lezhës.

Pasi kanë marrë ndihmen mjekësore dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Si pasojë e përplasjes së tre mjetëve është bllokuar edhe lëvizja e mjetëve në superstraden Lezhë-Laç për rreth 30 minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e qarkullimit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngajrjes. 
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra