Minierat e Bulqizës vijojnë të jenë në qëndër të vemendjes sa i përket aksidenteve në punë. Një minator ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në minierën e Bulqizës, teksa një masiv shkëmbor e ka zënë atë poshtë gjatë punës.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende nuk bëhet i ditur është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizes dhe më pas është nisur me ambulancë drejt spitalit ushtarak.

Në momentin që ndodhi aksidenti në galeri ndodheshin edhe katër punonjës të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)