Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! 4 të plagosur, edhe një mjeke nga Tirana

ELBASAN - Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 4 persona dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mes të palgosurve është edhe mjekja laborante Valbona Tole. Report Tv mëson se një nga të plagosurit ka dëmtuar rëndë njërën këmbë.

Aksidenti ka ndodhur në njësinë administrative Papër, te kthesa ku në 2019 humbën jetën 4 persona në një tjetër aksident. Ky aks prej vitesh është një pikë e zezë për aksidente. Pas këtij aksidenti arkullimi qëndroi i bllokuar për disa minuta duke krijuar vrag të madh të makinave në rradhë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrthanave të ngjarjes.

"Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip " Toyota", me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia.

1611325574_coveraksidenti2.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Aksidenti në Elbasan, del emri i mjekes së plagosur

Mjekja laborante Valbona Tole, është një prej 4 të plagosurve në aksidentin e ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti ka ndodhur në njësinë administrative Papër, te kthesa ku në 2019 humbën jetën 4 persona në një tjetër aksident.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë