Elbasan - Një automjet është përplasur me mbrojtësen metalike në aksin Elbasan-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.
Shoferi i automjetit, një 57-vjeçar i identifikuar me inicialet S.S., banues në Elbasan, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor "Elbasan-Rrogozhinë", në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës”,- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.