Një autobot me naftë është përplasur me një makinë pasditen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas.

Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se është bërë moti i keq.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve.